Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit është më e ulët se numri i të shëruarve.
Sipas tij, 69 persona arritën të shërohen nga ky virus brenda 24 orëve të fundit.
“Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook./Gazeta Sinjali/