COVID-19

Të infektuar

1070

Të shëruar

841

Të vdekur

30

Rajon/ Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitiv 8 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, deklaroi dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jetë nga COVID-19 dhe për Institutin e Shëndetit Publik ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin