Numri i rasteve të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 1,203, përfshirë 321 vdekje që nga shpërthimi i fundit i regjistruar në mesin e majit, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore në përditësimin më të fundit të situatës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar gjithashtu 148 pacientë të shëruar, ndërsa 419 persona ndodhen ende në izolim ose trajtim spitalor, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Epidemia, e shkaktuar nga lloji Bundibugyo, është përhapur në 34 zona shëndetësore në tre provinca, përfshirë Iturin, që mbetet epiqendra e krizës, si dhe Kivu Veriore dhe Kivu Jugore.
Autoritetet shëndetësore kanë identifikuar disa sfida në menaxhimin e situatës, përfshirë rezistencën e komunitetit ndaj testimeve pas vdekjes, kapacitetet e kufizuara të trajtimit në Ituri dhe shkallën ende të ulët të gjurmimit të kontakteve, që mbetet nën objektivin e kërkuar prej 95%.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!