image Rritet numri i pacientëve të prekur me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Rritet numri i pacientëve të prekur me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se janë 29 pacientë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19.

Sipas raporteve të datës 5 janar 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të ShSKUK-së, në trajtim mjekësor janë 29 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 24 të tjerë post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-COVID;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 1 pacient;

Spitali i Pejës, 3 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 1 pacient./GazetaSinjali/