Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Si dhe në trajtim janë edhe 22 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.
Ndërkohë dje SHSKUK pati njoftuar se vetëm 6 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 7 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient;
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;
Spitali i Pejës, 4 pacientë./GazetaSinjali/