image Rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Kosovë

Rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 145 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të këtij spitali, katër nga të infektuarit janë në respirator (CPAP), 93 pacientë me oksigjeno-terapi ndërkaq 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“12 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 145 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në respirator (CPAP), 93 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë dje gjatë ditës në Spitalin e Pejës kanë lindur katër fëmijë.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 4 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. 291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,383 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione”, thuhet më tutje në njoftim.

/Gazeta Sinjali/