Ditëve të fundit me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme gjithsej 106 persona janë të hospitalizuar.
Sipas SHSKUK-së, 52 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 63 janë me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
2 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
106 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
52 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
63 me oksigjeno-terapi
3 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 29 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 34 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë
Në spitalet e përgjithshme, 31 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
– Spitali i Pejës, 8 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 1 pacient