image Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive

Shëndetësi

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive

news image

Si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus në nivel vendi edhe në Klinikën Infektive të QKUK-së është rritur numri i pacientëve me COVID-19.

Aktualisht në këtë Klinikë janë të shtrirë 102 pacientë dhe prej tyre 63 janë me oksigjenoterapi, kurse tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për kp-në drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha e cila ka thënë se në dy ditët e fundit vërehet një rritje e lehtë e rasteve që po kërkojnë trajtim spitalor në këtë klinikë.

Ne në Klinikën infektive sot i kemi 102 pacientë të spitalizuar prej tyre 63 janë me oksigjenoterapi, ndërsa 3 pacientë janë në respiratorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Këto dy ditët e fundit numri i rasteve është mbi 100 të spitalizuar, është një rritje e lehtë e numrit të rasteve të spitalizuar, përkundër ditëve paraprake që i kishim prej 80 deri në 90, tani brenda ditës numri sillet në 100”, u shpreh ajo.

Ajazaj-Berisha u shpreh se kohë pas kohe po kanë telashe edhe me furnizim me antibiotikë.

/Gazeta Sinjali/