image Rritet numri i divorceve në Kinë pas qëndrimit në shtëpi për shkak të koronavirusit

Botë

Botë/ Rritet numri i divorceve në Kinë pas qëndrimit në shtëpi për shkak të koronavirusit

news image

Në Kinë kanë pësuar rritje të madhe rastet e divorceve kohëve të fundit, kjo pasi “çiftet po qëndrojnë për shumë kohë në praninë e njëri-tjetrit në shtëpi”, si pasojë e vetëkarantinimit gjatë koronavirusit.

Që nga 24 shkurti, 300 çiftet kanë lënë takim për t’u divorcuar, ka thënë për mediat lokale Lu Shijun, shefe e gjendjes civile në Dazhou të Kinës.

Sipas saj, një arsye e këtij numri kaq të lartë mund të jetë edhe fakti që partnerët kanë qëndruar të mbyllur në shtëpi për shumë kohë.

“Të rinjtë po kalojnë shumë kohë brenda. Debatet nxehen për gjëra të vogla dhe përfundon e gjitha në divorc”, tha me tej Lu./Gazeta Sinjali/