image Rritet numri i azilkërkuesve të huaj në Kosovë

Kosovë

Strehimi/ Rritet numri i azilkërkuesve të huaj në Kosovë

news image

Numri i azilkërkuesve në Kosovë është rritur dukshëm krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave zyrtare, sivjet kanë kërkuar azil rreth 800 shtetas të huaj më shumë se në vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e tyre janë tyre janë nga Iraku, Siria, Algjeria, ka bërë të ditur për Gazetën Sinali, Ministria e Punëve të Brendshme.

“Krahasuar me vitin e kaluar, ku i kemi pasur 594 azilkërkues, në vitin 2019 i kemi 1,385,  që i bije se në vitin 2019 i kemi 791 azilkërkues më shumë se në vitin 2018”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Gazetën Sinjali.

Nga 1,385 persona kanë kërkuar azil gjatë 10 muajve të këtij viti, 354 prej tyre kanë qenë  nga Siria. Aktualisht në Kosovë janë duke qëndruar 217 azilkërkues të cilët vendosen kryesisht në dy objekte strehimi të dedikuara për këtë këtë kategori, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Azilkërkuesit strehohen në Qendrën për Azil në Magurë të Lipjanit, në objektet e Qendrës për Azil në Vranidoll dhe në apartamente private. Nëse azilkërkuesit kanë mjete financiare t’i mbulojnë shpenzimet e veta në apartament privat” kanë thënë në përgjigjen e tyre Ministria e Punëve të Brendshme. 

Afati për përgjigje për riatdhesim në Kosovë zgjat deri në 30 ditë duke përjashtuar marrëveshjet të cilat përcaktohen në afat më të shkurtëra kohore.

Sipas MPB-së, Shteti i Kosovës iu ofron azilkërkuesve strehim, shërbime administrative, shërbime mjekësore, ushqim, asistencë sociale, pako higjienike dhe veshmbathje, shërbime juridike përmes OJQ-ve, shërbime psiko-sociale, kurse dhe trajnime.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, azilkërkuesve në Kosovë nuk u lejohet puna me pagesë gjatë fazës së procedurës deri në 9 muaj. Ndërsa, ata angazhohen në punë vullnetare sipas nevojës.

Nga ana tjetër, sa i përket kosovarëve që kanë shkuar në Siri dhe që janë kthyer në Kosovë, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës që në dy vitet e ardhshme të raportojë për personat e kthyer nga Siria si dhe për procesin e rehabilitimit të tyre.

Përmes një marrëveshjeje, të nënshkruar të mërkurën mes Kosovës dhe BE-së, Brukseli obligon autoritetet e Prishtinës që të adresojnë sfidat e paraqitura nga kthimi i luftëtarëve të huaj dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që përfshin hetimet dhe ndjekjet penale të veprave të kryera nga luftëtarët e huaj, deri te procesi i rehabilitimit të tyre.

Sipas marrëveshjes, Kosova duhet të shkëmbejë informacione me shtetet anëtare të BE-së për luftëtarët e huaj që kthehen në Kosovë.

Kutojmë së pë prill të këtij viti, në Kosovë janë kthyer 110 persona nga Siria. Katër prej tyre ishin luftëtarë, 74 fëmijë dhe 32 gra, derisa në Siri vazhdojnë të mbesin edhe dhjetëra qytetarë të Kosovës, mirëpo ende nuk dihet se kur mund të kthehen./Gazeta Sinjali/