image Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Nga gjithsej 1 mijë e 382 testime, 198 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Prej tyre 83 janë në Shkup, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-21, Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish-7, Koçani-1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Shën Nikollë-27, Kërçovë-1.

MSH informon se kanë vdekur edhe katër pacientë, një nga Shkupi, një nga Tetova dhe dy nga Prilepi.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 8 mijë  e530, prej tyre 4 mijë e 565 janë shëruar, ndërsa 393 kanë humbur betejën me virusin./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zdravstvomk/posts/3289537484436751