image ZRrE merr vendim për shtrenjtimin e rrymës për ata që tejkalojnë 800 kW/h

Sociale

ZRrE merr vendim për shtrenjtimin e rrymës për ata që tejkalojnë 800 kW/h

news image

Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovatë, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

Vendimi do të zbatohet nga muaji mars i këtij viti.

Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

/GazetaSinjali/