image Rriten tensionet, Franca sekuestron një barkë britanike

Evropë

Rriten tensionet, Franca sekuestron një barkë britanike

news image

Një barkë britanike është sekuestruar nga autoritetet franceze, ndërsa një tjetre i është dhënë paralajmërim verbal si pjesë e eskalimit të mosmarrëveshjes për të drejtat e peshkimit, pas Brexit-it.

Ministrja franceze e Çështjeve Detare, Annick Girardin, tha se anijet janë paralajmëruar gjatë kontrollimeve afër Le Havre-s gjatë natës, shkruan BBC.

Ajo tha se njëra barkë nuk i respektoi udhëzimet menjëherë, ndërsa tjetrës nuk iu lejua që të peshkonte në ujërat franceze, prandaj është sekuestruar.

Të mërkurën, ministri britanik i Brexit-it, Lord Frost, tha se kërcënimet franceze për t’i bllokuar barkat britanike nga portet janë dëshpëruese.

Ministrja franceze tha se njëra nga barkat britanike është kapur duke peshkuar në Gjirin e Seine-s pa lejet e duhura.

Ajo tha se barka është nisur drejt portit të Le Havre-s dhe është ndaluar nga autoritetet juridike, ku peshqit e zënë mund të konfiskohen dhe barka të mbahet nga francezët.

Ndërkohë, barka tjetër është ndëshkuar për rezistim të kontrollimit në fillim, shtoi ministrja franceze, sipas së cilës kontrollimet ndaj barkave britanike ishin procedura standarde në sezonin e peshkimit për një specie të caktuar.

Franca është zemëruar nga një vendim i autoriteteve britanike muajin e kaluar për të mos u dhënë leje peshkimi dhjetëra barkave franceze, duke pretenduar se një veprim i tillë e ka shkelur marrëveshjen e Brexit-it./Gazeta Sinjali/