image Rriten shtesat për nëna dhe fëmijë, Kurti prezanton skemën e re

Sociale

Rriten shtesat për nëna dhe fëmijë, Kurti prezanton skemën e re

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kurti ka kritikuar qeveritë e kaluara se nuk i kanë ndihmuar qytetarët.

“Asnjë qeveri nuk e ka marrë mundin t’i ndihmojë qytetarët. U dasht një qeveri si e jona që nënat e fëmijët ta ndjejnë ndihmën”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se në vitin e katërt të qeverisjes, kanë sjellë rritje të shtesave.

“Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim me rritje të shtesave, që po e dyfishojmë e trefishojmë.

“Fëmijën e parë e të dytë, shtesat për muaj 20 euro për secilin, ndërsa për nëna me 3 fëmijë, nga 30 euro për secilin. Një nënë me 3 fëmijë, merr 90 euro në muaj”, tha Kurti.

Qeveria jonë, tha Kurti mes tjerash është e përkushtuar për fëmijët dhe nënat.

1 fëmijë 20 euro

2 fëmijë nga 20 euro / 40 euro në muaj

3 fëmijë nga 30 euro / 90 euro më muaj

4 fëmijë nga 30 euro / 120 euro në muaj

5 fëmijë nga 30 euro / 150 euro në muaj.

Këto shtesa hyjnë në fuqi nga muaji gusht.

/GazetaSinjali/