image Rriten frikshëm infektimet me COVID-19 në Shqipëri, 550 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëri

Rriten frikshëm infektimet me COVID-19 në Shqipëri, 550 raste të reja në 24 orët e fundit

news image

Rastet e reja me Covid-19 janë rritur ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1537 testime, nga të cilat kanë rezultuar 550 pozitiv me koronavirus dhe një person ka humbur jetën.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.

Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Mësohet se personi që nuk i’a doli dot të mundte Covid-19 ishte një 81-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

/GazetaSinjali/