Çmimi i bukës dhe i disa produkteve të tjera esenciale, si mielli apo vaji, nga 1 janari kanë pësuar rritje nga 5 deri në 15 cent, pasi ka skaduar heqja e TVSH-së për këto produkte në Malin e Zi.
Në të ardhmen tatimi për to do të jetë si më parë, në masën 7%.
Deri tek zbritja erdhi me propozim të Qeverisë me qëllim që konsumatorët të mbrohen nga inflacioni galopant, por duke se kjo pak ka ndikuar në uljen e çmimit.
Pritet që Ministria e Financave e Malit të Zi së shpejti të prezantojë analizën për ndikimin e uljes së TVSH në çmimin e këtyre produkteve, e më pas të vendoset nëse tatimi do të hiqet përsëri.