Dy persona kanë rrahur një tjetër dje në Mitovicë për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik. Policia njofton se dy të arrestuarit janë arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Mitrovicë 31.07.2019 – 15:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.