Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast të dhunës familjare në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh një grua ka sulmuar një grua tjetër në një familje në Malishevë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30.
“Viktima femër K/Shqiptare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara tjetër femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.