Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht, pas një debati televiziv i cili është shoqëruar me akuza.
Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit
Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike.
Autori i emisionit, Leonard Kerquki, tregon se sipas asaj që ka thënë Abazi, Molliqaj dhe shoqëruesi i tij e kanë sulmuar. Mirëpo akoma nuk është marrë versioni i Molliqajt.
Ai ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit./ Sinjali/