Një aeroplan u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan të mërkurën, ka thënë në një deklaratë Ministria e Emergjencave kazake, transmeton Reuters.
Sipas raporteve të para, në aeroplan ishin mbi 60 pasagjerë dhe pesë anëtarë bordi. Raportohet se ka disa të mbijetuar.
Ministria ka thënë se shërbimet e urgjencës kanë shuar zjarrin që u shkaktua nga rrëzimi i aeroplanit.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë thënë se aeroplani i përket “Azerbaijan Airlines” dhe pritej të fluturonte nga Baku në Grozny në Çeçeni të Rusisë. Por aeroplani kërkoi ulje emergjente në aeroportin Aktau në Kazakistan, pasi u devijua për shkak të mjegullës së madhe në Grozny.
Plane Crash Near Aktau Airport, Kazakhstan
— Subodh Kumar (@kumarsubodh_) December 25, 2024
A passenger plane carrying 67 passengers & 5 crew members crashed near Aktau Airport, Kazakhstan, per the Emergencies Ministry. The Azerbaijan Airlines flight, rerouted due to fog in Grozny, was en route from Baku to Chechnya. pic.twitter.com/XXz6awi017