Një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar nga skelet, derisa ishte duke punuar, mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Për shkak të lëndimeve që mori, ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë.
Policia njofton se ka arrestuar pronarin e kompanisë, mirëpo i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit.
Rasti është hapur “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./GazetaSinjali/