image Rrëzohet nga lartësia një punëtor në Vushtrri, dërgohet në QKUK

Siguri

Rrëzohet nga lartësia një punëtor në Vushtrri, dërgohet në QKUK

news image

Raportohet se një person në Vushtrri përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 15:25.

Siç ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh, viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor./Gazeta Sinjali/