image Rrëzohet helikopteri ushtarak në Siri, të gjithë udhëtaret të vdekur

Botë

Botë/ Rrëzohet helikopteri ushtarak në Siri, të gjithë udhëtaret të vdekur

news image

Një helikopter i ushtrisë siriane është rrëzuar në pjesën veriperëndimore të këtij shteti, ku la të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në të.

Mediat në Siri thanë se helikopteri u godit nga një raketë e forcave armike të premten rreth orës 1 e 40 minuta.

“Kjo gjë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit, duke i lënë të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në të”, raportoi agjencia “SANA”.

Sidoqoftë, Fronti Çlirimtar Kombëtar e mori përgjegjësinë për rrëzimin e këtij helikopteri përmes një deklarate, shkruan “Al Jazeera”, transmeton Gazeta Sinjali.

Më shumë se 800 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë vend më të sigurt afër kufirit me Turqinë, kjo pasi forcat qeveritare siriane kanë nisur një luftë kundër rebelëve në pjesën veriperëndimore të Sirisë./Gazeta Sinjali/