Një helikopter i ushtrisë siriane është rrëzuar në pjesën veriperëndimore të këtij shteti, ku la të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në të.
Mediat në Siri thanë se helikopteri u godit nga një raketë e forcave armike të premten rreth orës 1 e 40 minuta.
“Kjo gjë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit, duke i lënë të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në të”, raportoi agjencia “SANA”.
Sidoqoftë, Fronti Çlirimtar Kombëtar e mori përgjegjësinë për rrëzimin e këtij helikopteri përmes një deklarate, shkruan “Al Jazeera”, transmeton Gazeta Sinjali.
Më shumë se 800 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë vend më të sigurt afër kufirit me Turqinë, kjo pasi forcat qeveritare siriane kanë nisur një luftë kundër rebelëve në pjesën veriperëndimore të Sirisë./Gazeta Sinjali/