Një helikopter që transportonte pelegrinë hindu është rrëzuar në shtetin verior të Uttarakhand në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë personave që ndodheshin në bord, përfshirë pilotin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti i shenjtë Kedarnath, me destinacion Guptkashin, një vend i njohur pelegrinazhi në Himalaje. Fluturimi pritej të zgjaste rreth 10 minuta, por u ndërpre tragjikisht si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Në mesin e viktimave janë pelegrinë nga shtetet indiane Uttar Pradesh, Maharashtra dhe Gujarat.
Autoritetet kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!