image Rrëzohet avioni me pajisje kundër koronavirusit, 6 persona humbin jetën

Botë

Somali/ Rrëzohet avioni me pajisje kundër koronavirusit, 6 persona humbin jetën

news image

Një avion që transportonte pajisje mjekësore dhe mbrojtëse kundër koronavirusit u aksidentua në Somali duke shkaktuar vdekjen e 6 personave që ndodheshin në bord.

Avioni i kompanisë “African Airways” ishte nisur nga aeroporti i Mogadisho me pajisje mjekësore për disa zona në nevojë dhe u përplas pak para se të mbërrinte në qytetin Bardale, në jug të vendit.

Si pasojë e aksidentit 6 persona humbën jetën, ndërkohë që një hetim ka nisur për gjetjen e shkaqeve të rënies së avionit. /Gazeta Sinjali/