image Rrëzohen akuzat e pushtetit, hetuesi i Nagip Krasniqit dhe rezervës kthehet në punë

Siguri

Rrëzohen akuzat e pushtetit, hetuesi i Nagip Krasniqit dhe rezervës kthehet në punë

news image

Hetuesi Idriz Gashi, i suspenduar pas akuzave të pushtetit se ka marrë pjesë në një fushatë të PDK-së, është kthyer në punë.

Idriz Gashi u suspendua pasi një portal i afërt me pushtetin publikoi një fotografi, kinse polici hetues ka qenë në fushatë të PDK-së.

Këtë e demantuan pamjet e tjera të publikuara nga Demokracia dhe Nacionale, ku shihet se polici hetues ishte në një ndejë në fshatin Rezallë, dhe aty nuk shihet asnjë politikan e asnjë fushatë e asnjë partie politike.

Gashi ishte hetues në rastin e Nagip Krasniqit dhe rezervës shtetërore.

Hetuesi i suspenduar pas sulmeve të pushtetit ishte drejt largimit nga Njësia që heton korrupsionin.

/GazetaSinjali/