image Rreziqet e inteligjencës artificiale (AI)

Teknologji

Rreziqet e inteligjencës artificiale (AI)

news image

Ndërsa AI bëhet më i sofistikuar dhe i përhapur, zërat që paralajmërojnë kundër rreziqeve të mundshme të inteligjencës artificiale po rriten gjithnjë e më shumë.

Komuniteti i teknologjisë ka debatuar prej kohësh mbi kërcënimet që vijnë nga inteligjenca artificiale. Automatizimi i vendeve të punës, që rezulton në humbje të punëve që i bëjnë shumë njerëz, “deepfakes” pra përhapja e lajmeve të rreme, pabarazia socio-ekonomike dhe automatizimi i armëve me AI janë përmendur vetëm si disa nga rreziqet më të mëdha që paraqiten nga AI.

“Zhvillimi i inteligjencës artificiale mund të shënojë fundin e racës njerëzore”, sipas Stephen Hawking.

Fizikani i njohur teorik nuk është i vetëm me këtë mendim.

“Ai më tremb,” tha një herë themeluesi i Tesla dhe SpaceX Elon Musk në konferencën e teknologjisë SXSW. “Është e aftë të bëjë shumë më tepër nga sa e di pothuajse kushdo, dhe shkalla e përmirësimit është eksponenciale.”

Pavarësisht nëse është automatizimi në rritje të disa punëve, algoritme të njëanshme gjinore dhe racore apo armë autonome që funksionojnë pa mbikëqyrjen njerëzore, shqetësimi është i shumtë në një sërë frontesh. Dhe ne jemi ende në fazat e hershme të asaj që është vërtet e aftë AI.

/GazetaSinjali/