image Rreziku nga zjarret, Policia apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët

Siguri

Rreziku nga zjarret, Policia apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët

news image

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke paralajmëruar rrezikun e shtuar nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta dhe praktikave të pakujdesshme në natyrë.

Sipas autoriteteve, përvoja nga vitet e kaluara tregon se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën dhe pronën e qytetarëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe mjedisore.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, përdorimin e pakujdesshëm të shkrepëseve, cigareve dhe pajisjeve të tjera që mund të shkaktojnë zjarr, si dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies.

Në njoftim theksohet se institucionet e rendit do të ndërmarrin masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli i veçantë është drejtuar edhe qytetarëve në rajonin e Pejës, ku kërkohet kujdes maksimal gjatë çdo aktiviteti në natyrë për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/