image 'Rrezik për sigurinë...', qytetarët e shqetësuar nga mungesa e ndriçimit në disa rrugë të Prizrenit

Sinjalizime

‘Rrezik për sigurinë…’, qytetarët e shqetësuar nga mungesa e ndriçimit në disa rrugë të Prizrenit

news image

Për vite me radhë mungesa e ndriçimit publik nëpër lagjet dhe rrugët e Prizrenit është adresuar si shqetësim nga qytetarët. Përveç që ndikon në sigurinë publike, duke rritur numrin e rasteve të vjedhjeve, grabitjeve e incidenteve të tjera, shpesh po del të jetë shkaktar edhe i aksidenteve të trafikut. Kështu po ndodhë me rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku para disa javësh vdiq një person, në një vetaksident trafiku.

Për këtë rast, Sinjali kishte publikuar edhe pamje nga vendi i aksidentit, ku shihej mungesa e ndriçimit në vendin ku ndodhi aksidenti. Megjithatë nga Policia kanë bërë të ditur se shkaktar i këtij aksidenti nuk ka qenë mungesa e ndriçimit, por pakujdesia e shoferit, tashmë të ndjerë.

Pavarësisht kësaj, sinjalizues të Sinjalit thonë se qarkullimi në këtë rrugë dhe rrugë të tjera ku s’ka ndriçim publik, po i rrezikon qytetarët. Ata kanë shprehur shqetësimin se mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të qytetit po ngjall frikë edhe te kalimtarët gjatë natës.

/GazetaSinjali/