Gjatë ditë së sotme banorët e fshatit Saradran të Istogut janë ankuar se po rrezikohen nga dëmtimi i disa kabllove elektrike, raporton Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se kabllot elektrike po rrezikojnë banorët e fshatit, kjo pasi një shtyllë siç shihet edhe në fotografi është gati të bie në tokë.
Sipas banorëve deri me tani KEDS nuk ka marr as një aksion në lidhje me ankesën e tyre, përkundër tentimit të banorëve për të komunikuar me ta.
/GazetaSinjali/