image Rrezi - Atillës: Po më pe me fustan mua kur bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po më rrah - se më shikon si grua

Bota e Yjeve

Rrezi – Atillës: Po më pe me fustan mua kur bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po më rrah – se më shikon si grua

news image

Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, mbrëmë është bërë banori më i ri i Big Brother VIP Kosova.

E pas hyrjes së tij, të menjëhershme ishin reagimet e banorëve.

Gresa fillimisht e kishte ‘goditur’ duke i thënë se pse hyri me atë qasje arrogante, ndërsa Vullneti vazhdimisht pyeste se pse ishte ai aty, duke përmendur haptazi edhe akuzat për dhunë që Atilla ka.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social “X”, shihet një tjetër moment ku Rrezi ironizon me Atillën.

“Çfarë ke me mua?”, i thotë fillimisht Atilla – Rrezit.

Rrezi përgjigjet duke thënë: “Ç’ne që erdhe ti? Meqenëse erdhe ti, po dalim ne, të rrish ti se Allah, Allah, ku i dihet natën”.

Më tutje Rezi vazhdon: “Se po më pe me fustan mua që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na rrah, se na shikon si grua”.

/GazetaSinjali/