Policia e Kosovës e ka rrethuar me shirita një pjesë të Lagjes së Muxherëve pas të shtënave me armë afër shtëpisë së Salih Sekiraqës.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes.
Për rastin ka folur edhe Policia e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se krismat janë dëgjuar rreth orës 21:40, në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë, aty ku edhe ndodhi plagosja Pajtim Gashit gjatë ditës së sotme.
Shkumbim Sekirqaq, djali i Salih Sekiraqës dyshohet se u përfshi në plagosjen e ditës së sotme që ndodhi pikërisht në Lagjen e Muhaxherëve.