image Rreth 9 milionë të infektuar në gjithë botën, vendet që po shpërthen koronavirusi me mijëra raste të reja në ditë

Botë

Rreth 9 milionë të infektuar në gjithë botën, vendet që po shpërthen koronavirusi me mijëra raste të reja në ditë

news image

Pandemia ka gjunjëzuar gjithë botën për shkak se ende nuk është gjetur vaksina, shifra marramendëse e të infektuarve me Covid-19 po shkon drejt 9 milionë të prekur anembanë globit.

SHBA-ja kryeson listën famëkeqe me mbi 2.3 milionë të infektuar nga pandemia dhe me rreth 122 mijë viktima.

Surpriza e kohëve të fundit ishte Brazili, ku po shënohen mbi 25 mijë të infektuar në ditë, duke e çuar totalin në mbi 1 milion të prekur, me mbi 50 mijë viktima.

Rusia renditet e treta me rreth 584 mijë të infektuar, me rreth 7700 të prekur ditorë. Numri i viktimave është gjithsej 8111.

Një tjetër surprizë e pandemisë është India. Në këtë vend shpërtheu menjëherë koronavirusi, duke regjistruar mijëra të infektuar në ditë, duke e çuar totalin deri tani në mbi 421 të prekur.

Në pesëshen më të rrezikshme futet dhe Britani, që tani vala e vrullshme e sëmundjes është ulur, por gjithsesi shifra e përgjithshme mbetet e lartë, mbi 304 mijë të prekur dhe mbi 42 mijë viktima.

Deri tani në të gjithë botën janë rreth 9 milionë të infektuar nga Covid-19. Betejën me sëmundjen e kanë humbur mbi 467 mijë persona. Ndërsa të shëruar zyrtarisht figurojnë mbi 4.7 milionë njerëz./ Gazeta Sinjali/