image Rreth 8 mijë qytetarë kundër mbylljes totale

Sociale

Rreth 8 mijë qytetarë kundër mbylljes totale

news image

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën virtuale në rrjetet sociale duke kundërshtuar kështu mbylljen totale të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Me shkrimin “#ne_populli_jemi_kundër_mbylljes_totale_challenge”, afro tetë mijë qytetarë i janë bashkuar kësaj proteste për kundërshtimin e propozimit të kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti për mbylljen totale të vendit.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hoti të martën paralajmëroi se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Ai tha se i kupton shqetësimet e bizneseve, por se primare është “ruajtja e shëndetit publik”./Gazeta Sinjali/