image Rreth 500 mijë euro dhe makina, sekuestrohen pasuritë e të afërmve të Gëzim Çelës, i njohur si baroni i drogës

Shqipëri

Rreth 500 mijë euro dhe makina, sekuestrohen pasuritë e të afërmve të Gëzim Çelës, i njohur si baroni i drogës

news image

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të të afërmve të gëzim Çelës.

Bëhet fjalë për 1 dyqan e 2 apartamente mbi 400 mijë euro të ish gruas së Çelës, një shoqëri tregtare të ortakut të Çelës, bashkë me 10 makina.

Gëzim Çela njihet si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë që u arrestua në Kosovë.

Njoftimi i Apelit të Posaçëm:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi: – Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria” sh.p.k. dhe Miralda Thartori.

/GazetaSinjali/