image Rreth 400 pacientë me kancer në Klinikën e Onkologjisë janë infektuar me COVID-19

Siguri

Rreth 400 pacientë me kancer në Klinikën e Onkologjisë janë infektuar me COVID-19

news image

Rreth 400 persona me kancer kanë qenë të infektuar me COVID-19 në Klinikën e Onkologjisë. Këtë e konfirmoi, drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

“Atëherë në bazë të disa të dhënave që ne i kemi këtu në klinikë, numri i pacientëve me kancer të cilët kanë qenë edhe të prekur me COVID-19 shkon diku rreth 300-400 persona të infektuar, mund të jetë numri edhe më i lartë por  ne jemi duke i grumbulluar të dhënat që një kohë dhe këta që kanë qenë në trajtim onkologjik, me trajtim në klinikën tonë, kanë tejkaluar sëmundjen  si një gjendje gripoze dhe ndonjëri nga ta ka pasur nevojë edhe për hospitalizim qoftë në Klinikën Infektive ose Pulmologjisë. Marrë parasysh rrezikshmërinë dhe seriozitetin e infeksionit me COVID-19 këta pacientë në përgjithësi kanë kaluar mirë”, tha ai për EO.

Tutje, Kurtishi tha se nuk kanë të dhëna se në këtë klinikë ka vdekur ndonjë pacientë si pasojë e këtij virusi.

Sipas drejtorit të Onkologjisë pacientëve që janë të prekur edhe me COVID-19 u pezullohet trajtimi për kancer deri në dy-tre javë.

/GazetaSinjali/