image Rreth 3 mijë e 200 të vdekur dhe mbi 92 mijë të infektuar në të gjithë botën nga koronavirusi - Sinjali

Botë/ Rreth 3 mijë e 200 të vdekur dhe mbi 92 mijë të infektuar në të gjithë botën nga koronavirusi

news image

Të paktën 3 mijë e 200 njerëz në mbarë botën kanë vdekur nga koronavirusi dhe 92 mijë 862 raportohet se janë infektuar.

Në Kinë, 38 persona humbën jetën më 2 mars, duke sjellë numrin e vdekjeve në vend në 2 mijë 981, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC).

Nga 38 personat që vdiqën, 37 ishin në provincën Hubei, zona ku filloi shpërthimi i virusit.

Rastet e konfirmuara në Kinën u rritën me 119 të martën dhe me 115 në qytetin Hubei, shkruan CNN.

Në total, 80 mijë 270 njerëz janë infektuar në Kinë që nga fillimi i koronavirusit.

Teksa raportohet se 219 viktima janë regjistruar jashtë territorit të Kinës.

Itali: 79, Irani: 77, Koreja e Jugut: 32, Japoni: 12, Shtetet e Bashkuara: 9, Francë: 4, Hong Kong: 2, Tajvan: 1, Australi: 1, Tajlandë: 1 dhe Filipine: 1.


Shpërndaje artikullin