Pas vdekjes tragjike të Artan Venharit në një aksident me paragllajd, klubi i vrapimit “XTrailers” ka organizuar një vrapim kushtuar Venharit si anëtar i këtij grupi.
Rreth 200 njerëz i janë bashkangjitur vrapimit për të kujtuar Venharin i cili ishte shumë aktiv në jetën sportive.
Vrapimit i’u bashkangjit edhe Mimoza Kusari e cila tha se vdekja e hershme dhe e papritur e Artan Venharit e ka prekur thellë çdokënd.
“Artani nuk është më në këtë botë, por mesazhi i jetës që jetoi, buzëqeshja që mbajti dhe afërsia e tij me njerëzit, do të jenë përgjithmonë me ata zemrat dhe jetët e të cilëve i preku ai” tha ajo.
Artan Venhari gjeti vdekjen në një aksident gjatë lëshimit me paragllajd në Prizren të shtunën.
Venhari ka qenë edhe Zv/Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe Zv/Menaxher i projektit DEMOS për përkrahje të Komunave të Kosovës. /Sinjali/