image Rreth 200 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Rreth 200 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këtë shtet njofton se nga 1 mijë e 664 testime të kryera, 195 mostra kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Gjatë këtij intervali kohor, janë shëruar 183 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189 mijë e 227 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në total në gjithë Shqipërinë janë 7 mijë 431 pacientë aktivë me COVID-19./GazetaSinjali/