Një luftëtar ukrainas ende brenda fabrikës së çelikut Azovstal tha se rreth 200 civilë kanë mbetur të bllokuar.
Një evakuim u bë më herët sot pas disa ditësh përpjekjesh të dështuara, dhe një grup me kryesisht gra dhe fëmijë po shkon drejt Zaporizhzhias.
Por kapiteni Sviatoslav Palamar tha se luftëtarët e tij mund të dëgjonin ende zërat e njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar të bllokuar në rrënoja.
Ai tha se forcat ukrainase nuk ishin në gjendje t’i arrinin ata përmes rrënojave.
“Ne po planifikonim të shembnim muret, hyrja në të cilat është e bllokuar, por gjatë gjithë natës së të hënës po sulmohej. Gjithë ditën sot janë hedhur bomba”, tha ai, raportojnë mediat e huaja.
Një numër i panjohur civilësh dhe forcash ukrainase kanë mbetur të bllokuar brenda fabrikës së çelikut në Mariupol për javë të tëra.
Ai është bërë streha e fundit e rezistencës ukrainase në qytet, i cili është goditur nga forcat ruse.