image Rreth 20 mijë të huaj kanë aplikuar për të luftuar në Ukrainë

Botë

Rreth 20 mijë të huaj kanë aplikuar për të luftuar në Ukrainë

news image

Derisa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20 mijë qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba të cituar në mediat lokale.

Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime dje, raporton BBC. Duke folur në një konferencë të dielën, Kuleba tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’u bashkuar në luftime.

Kuleba shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.

/GazetaSinjali/