image Rreth 12 mijë gjoba trafiku, për vetëm një javë në Kosovë - Sinjali

Rreth 12 mijë gjoba trafiku, për vetëm një javë në Kosovë

news image

Që nga e hënja e kësaj jave, në Kosovë janë shkaktuar hiç më pak se 245 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre përfundoi edhe me fatalitet.

Nga këto 245 aksidente me dëme materiale, 170 prej tyre ishin edhe me të lënduar.

Por, edhe Policia e Kosovës si duket nuk po rri sy-mbyllur, kundrejt atyre të cilët po i shkelin rregullat në komunikacion, kjo sepse, për vetëm një javë, që nga e hënja deri më sot (e diel), janë shqiptuar 11 mijë e 974 gjoba trafiku.

Sipas raporteve policore, del të jetë se dita e martë (17 maj), ishte me më së shumti gjoba të shqiptuara, gjithsej 1977.

Ndryshe, dita me më së paku gjoba në trafik, ishte ajo e së hënës, me 1462 në total.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: