image Rreth 1 mijë e 500 mërgimtarë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosovë

Rreth 1 mijë e 500 mërgimtarë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Dje është hapur aplikimi për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë ardhur rreth 1 mijë e 500 aplikime nga bashkatdhetarët për të votuar në këto zgjedhje.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së, gjatë së cilës u miratua edhe lista e qendrave të votimit.

Në këtë listë do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit./Gazeta Sinjali/