image Rrëshqitje dheu në Indi, 27 të vdekur dhe 50 të zhdukur

Botë

Rrëshqitje dheu në Indi, 27 të vdekur dhe 50 të zhdukur

news image

Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në shtetin Maharashtra (qendror-perëndimor) të Indisë u rrit edhe më shumë sot, autoritetet thanë se 27 persona kanë vdekur dhe të paktën 50 të tjerë janë ende të zhdukur.

Të enjten, shirat e musonit shkaktuan një rrëshqitje dheu në një fshat në rrethin Raigad, rreth 100 km nga Mumbai.

“Deri më tani kemi gjetur 27 trupa dhe 50 deri në 60 persona janë ende të zhdukur, por ka shumë probleme në operacionin e shpëtimit në këtë lokacion”, tha një zyrtar lokal për AFP.

Një numërim i mëparshëm fliste për të paktën 16 të vdekur.

Sipas zyrtarit, Yoges Mase, është shumë e vështirë të transportosh makineri të rënda ndërtimi në komunitet pasi rruga më e afërt është pesë kilometra larg.

“Asnjë pajisje e rëndë nuk mund të arrijë në vend, ne kemi vetëm makineri të vogla dhe shumica e punës duhet të bëhet me dorë”, theksoi ai.

“Rreshjet e dendura të shiut që nuk kanë të ndalur në zonë po e bëjnë gjithashtu shumë më të vështirë operacionin e kërkim-shpëtimit”, shtoi ai.

Masse shtoi se ai besonte se shpresa për të gjetur të mbijetuar tani ishte e pakët, në ditën e katërt të operacionit të kërkimit.

Sipas mediave lokale, familjet janë vrarë.

Që nga fillimi i sezonit të musoneve në Indi në fillim të qershorit, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë marrë dhjetëra jetë.

Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike po shumëfishojnë ngjarjet ekstreme të motit në nivel ndërkombëtar.

/GazetaSinjali/