image Rrënohet shtëpia gërmadhë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në kryeqytet

Kosovë

Njoftim/ Rrënohet shtëpia gërmadhë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në kryeqytet

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pavarësisht menaxhimit të pandemisë Covid-19, komuna po vazhdon t’i ruajë qytetarët edhe nga rreziqet tjera.

Ahmeti bëri të ditur se Drejtoria e Inspeksionit ka rrënuar shtëpinë gërmadhë në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, e cila paraqiste rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pavarësisht se vëmendja dhe angazhimi kryesor është përballë pandemisë, detyra jonë është që t’i ruajmë qytetarët edhe nga rreziqet e tjera. Sot, Drejtoria e Inspekcionit rrënoi shtëpinë gërmadhë në rr. “Ibrahim Lutfiu”, e cila paraqiste rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/