Komuna e Prishtinës ka filluar rrënimin e kullës e cila gjendet tek shkallët në lagjen ‘Arbëria’. Kjo për shkak se objekti i paraparë të ishte kullë vrojtuese për Prishtinën po konsiderohet i rrezikshëm.Kjo kullë ende nuk ishte lëshuar në përdorim ndërsa punëtorët kanë filluar punën në rrënimin e saj.Kullës kishe filluar t’i shembej njëra pllakë derisa ishte në ndërtim e sipër.
Komuna e Prishtinës thotë se vendimi për rrënimi është marrë pas vlerësimit të rrezikshmërisë.“Bazuar në vlerësimin për rrezikshmëri, është marrë vendimi për largimin e kullës vrojtuese në lagjen Arbëria, e cila ka qenë pjesë e projektit të përgjithshëm të ndërtimit të shkallëve në këtë lagje”, ka thënë zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu./ Sinjali/