Një histori tronditëse abuzimi seksual me një të mitur është zbuluar në Mirditë. 5 persona, mes të cilëve edhe minoren, janë arrestuar me akuzën e abuzimit me një 15-vjeçareje, të cilën e kanë shantazhuar me një video intime.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Mirditë, teksa një e mitur 15-vjeçare ka rënë pre e abuzimit seksual me dhunë nga 5 persona.
Sipas policisë specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar shtetasit, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj 17 vjeç, që të pestë banues në fshatin Tarash-Mirditë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin me anë të shantazheve kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë gjatë periudhës janar-prill të këtij viti me një shtetase 15-vjeçare banuese në Rrëshen.
Sipas burimeve vajza dyshohet të ketë patur lidhje me njërin nga personat e arrestuar, i cili mendohet se i ka bërë video intime.
Në këtë situatë ajo është shantazhuar dhe nga frika e publikimit të videos ju është bindur kërkesës së 5 personave të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën në mënyrë të përsëritur.
Por përballë shantazheve dhe abuzimeve të vazhdueshme, e mitura ka vendosur që të bëjë denoncim në polici dhe blutë janë vënë menjëherë në lëvizje, raporton Ora News.
Brenda pak orësh është bërë arrestimit i 5 personave të cilët ishin shok me njëri-tjetrin dhe ndaj tyre është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave, vajza që ka rënë pre e abuzimit dhe familjarët e saj ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga Shërbimi Social në Mirditë.
Dëshmia e 15-vjeçares:
Në daljen e parë, Artani më mori nga shkolla në makinën e tij…ishte një makinë e bardhë…Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video.
E kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë. Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marrë…..Vetëm frika e publikimit të ndonjë video intime, më ka çuar në këto takime.
Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste vazhdimisht se si po ecin punët më Nikën….
Ermali, më ka marrë jashtë shkollës me makinë dhe kemi shkuar në fshatin…… Aty më ka shantazhuar me videon intime dhe pa dëshirën time dhe nga frika jam detyruar të kryer marrëdhënie seksuale.” /Gazeta Sinjali/