image Rrëfimi prekës i Arjolës: Pas divorcit tentova të bëjë vetëvrasje, doja të hidhesha nga kati i tretë - Sinjali

Rrëfimi prekës i Arjolës: Pas divorcit tentova të bëjë vetëvrasje, doja të hidhesha nga kati i tretë

news image

Rrëfimi i aktores Arjola Demiri ka qenë një prej rrëfimeve më të gjata dhe më prekëse në ‘Big Brother Vip’.

Arjola ka treguar për jetën e saj të vështirë, me uljet edhe ngritjet e saj, ndërsa e ka cilësuar si një histori si ato në përralla e filma.

Ajo ka treguar se ishte vetëm 21-vjeçare kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person.

Pas vendosi të divorcohej nga ky i fundit, Arjola u nis drejt Suedisë pa dijeninë e askujt, së bashku me tre fëmijët e saj, ku ka jetuar aty për shumë vjet. Por në vitin 2014 ajo vendosi të kthehej sërish të Tropojë.

Mes lotësh, Arjola tregon se si pasojë e depresionit që ajo kishte kaluar tentoi edhe vetëvrasjen, ku tentoi të hidhej nga kati i tretë i shtëpisë së saj.

“Në 2014 kthehem nga Suedia në Tropojë. I përulem prindërve të mi që më hapën derën pa çarë kokën se çfarë thonin të tjerët. Nëna ime ka marrë borxh për fëmijët e mi. Depresioni më kishte lëshuar në tokë. Ngjitem në katin e tretë të shtëpisë dhe po matesha të vetëvritesha, mami më vjen nga pas edhe më thotë e di sa kam vuajtur t’u rris, ishte e dhimbshme, jo se nuk e dija por më tha ku do lesh fëmijët e tu, do të mallkojnë shtëpitë. Për hir të tyre vendosa të ngrihem në këmbë, mami im nuk ka qenë dakord për divorcin, por që unë të luftoja dhe të mos hiqja dorë. Është e vështirë që vajzave në Tropojë t’u hapet dera. Ajo nuk është dakord për vendimin që kam marr sepse kam thënë që jeta ime i dedikohet tre fëmijëve të mi dhe ndoshta s’do martohem më kurë. Kam dashur t’i kërkoj falje publike sepse i kam shkaktuar shumë dhimbje dhe e ka vuajtur ajo më shumë ndarjen time se sa unë. Do doja t’i kërkoja falje të madhe”, u shpreh Arjola.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin