image Rrëfimi i Robert Dragot: Më masakruan në vitin 1991, më çanë lëkurën e më goditën me shkopa

Bota e Yjeve

Rrëfimi i Robert Dragot: Më masakruan në vitin 1991, më çanë lëkurën e më goditën me shkopa

news image

Artisti Robert Aliaj Dragot në një rrëfim ndryshe në emisionin “S’e luan topi” tregoi një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij.

Në vitin 1991 ai është përballur me dhunë policore në një prej koncerteve që do të mbante.

“Jam masakruar keq rëndë në ‘91-shin në stadiumin e Beratit, ku unë në një koncert recital kisha të ftuar Dritëro Agollin, meqë konsiderohej komunist nga pushteti që kishte ardhur që quhej demokratik. Mua më kanë sulmuar për të më nxjerrë me zor, ishte edhe shefi policisë së Beratit, më ka fut dorën, më ka çarë nga thonjtë e paprera, edhe pse i isha i veshur mu ca lëkura. E godita, nja 20 policë me shkopa që më sulmuan, tani imagjino në këtë murin ruhesha se mos haja ndonjë shkop kokës. Unë godita një civil… ça ndodhi, më masakruan, në faqen tjetër të murit lanë bashkëshorten time. Imagjino një burrë që sheh me shpatulla pas muri femrën e vet, nuk mund të bëja asgjë”, rrëfeu ai.

/GazetaSinjali/